Investitorët mbyllin pushimet – Fillojnë problemet, ekonomia globale në ditë të vështira
Investitorët duket se i kanë mbyllur pushimet e tyre të verës, dhe me t`u rikthyer në vendin e punës duket se nuk do të kenë një situatë aq të qetë, në një kohë që ekonomia globale përballet me shqetësimet më të mëdha ndër vite.
Politikat proteksioniste të Donald Trump po vrasin besimin në shumë vende të botës, ndërkohë që nga ana tjetër, rritja e normave të interesit nga Rezerva Federale po rrit vështirësitë në tregjet emergjente.
Nga ana tjetër, investitorët nuk mund të lënë pa pasur parasysh edhe krizën e valutave në Turqi dhe Argjentinë.
Kjo e fundit është në prag të një krize tjetër. Të dhënat ekonomike gjatë ditëve në vijim me shumë gjasa do të tregojnë sesi proteksionizmi po jep efekt në Europë dhe Azi.
Diçka e tillë do të jetë me mjaft interes për investitorët. Në mesjavë ndërkohë, administrata amerikane do të përshkallëzojë edhe më tej luftën tregtare me Kinën.
Edhe Brexit mbetet një kokëçarje më vetë për investitorët në një kohë që gjasat për një marrëveshje mes Londrës dhe Brukselit duket se janë venitur tërësisht.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.