IPARD II, 5-fish interes mbi fondin – Selmanaj: Ka përfunduar faza e parë e shqyrtimit administrativ të aplikimeve!
Interesi i agrobizneseve për të përfituar nga thirrja e 4 e programit IPARD II ka qenë tejet e lartë, pasi vlera e projekteve të dorëzuara ka qenë 5-fish më shumë se fondi i vënë në dispozicion për financim.
Tashmë ka përfunduar faza e parë e shqyrtimit administrativ të aplikimeve dhe me plotësimin e dokumentacionit të kërkuara nga subjektet do të nisë dhe lidhja e kontratave të para.
Në Shtator është parashikuar të hapet programi IPARD 3, me një fond prej 150 milion eurosh të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare që do të vendosen në dispozicion për financimin e bujqësisë dhe agroturizmit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.