iPhone të kuq dhe rritje memorieje për aparatet – Apple sfidon sezonin e Samsung
Apple ka zbuluar një variant të iPhone-it me ngjyrë të kuqe, si pjesë e programit ‘Product Red’, i cili financon organizata që luftojnë virusin HIV/AIDS në Afrikën sub-sahariane.
Ky edicion special i iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, do të ketë memorie 128 GB dhe 256 GB, çka është jashtëzakonisht shumë për një celular: mund të ruash çdo foto që ke bërë ndonjëherë pa e vrarë mendjen për hapësirën, kurrë.
Shitjet për këto aparate nisin të premten duke filluar nga 749 dollarë.
Kompania gjithashtu ka dyfishuar memorien e iPhone SE, versionit më të vogël të aparatit kryesor, cili nis nga 399 dollarë me 32GB dhe 128GB memorie. Apple njoftoi gjithashtu edhe daljen në treg të një iPad-i të ri 9.7 inch.
Varientet e kuqë dhe përmirësimi i SE, i japin një shans Apple të konkurrojë me Samsung në një kohë që flet vetëm për Galaxy S8.
Megjithatë Apple thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga programi Red, do të shkojnë në grante për programe testimi, këshillimi, trajtimi dhe parandalimi të SIDA-s.
Sipas kompanisë, prej vitit 2006, ‘Product Red’ ka gjeneruar 465 milionë dollarë për Fondacionin Global, 130 milionë kanë ardhur vetëm nga Apple.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.