Irani ndalon përdorimin e kriptovalutave, përfshirë edhe Bitcoin
Banka Qendrore e Iranit ka ndaluar të gjitha bankat e vendit të përdorin monedhat virtuale, përfshirë edhe Bitcoin, kjo e lidhur me shqetësimet e pastrimit të parave.
“Bankat dhe institucionet e kreditit dhe zyrat e këmbimit valutor duhet të shmangin çdo shitje apo blerje të këtyre kriptovalutave ose të ndërmarrin ndonjë veprim për ti promovuar ato”, njofton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar një ligj të miratuar nga qeveria iraniane në muajin Dhjetor, i cili ndalon përdorimin e kriptovalutave.
Zyrtarisht këtë muaj Irani ndaloi përdorimin e monedhave virtuale, pasi monedha vendase rial është zhytur në nivele të ulta në një kohë shumë të shpejtë, shruan Reuters. Nga ana tjetër presidenti i SHBA, Donald Trump do të vendosë në 12 maj nëse do të rivendosë sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara mbi Teheranin, e cila do të ishte një goditje e rëndë për paktin e vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.