Ish depot dhe tunelet ushtarake të Qafëmollës në Tiranë jepen me qira 1 euro. Këshilli i Ministrave miraton kontratën me afat 20 vjeçar
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe një shoqërie si qiramarrëse, për pasurinë nr.94, me emërtimin “Ish-Grup Depot e Repartit Ushtarak nr.4025”, me sipërfaqe të përgjithshme 353 mijë e 686 metra katrorë nga ku, sipërfaqe nën objekt 8 mijë e 553 metra katrorë, tunele (5 tunele), me sipërfaqe 3 mijë e 434 mijë metra katrorë dhe sipërfaqe funksionale 341 mijë e 697 metra katrorë me vendndodhje në Qafëmollë, Dajt, Tiranë, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.
Prej vitesh, në vend ekziston politika e dhënies me qira 1 euro të disa prej pronave të ministrisë së Mbrojtjes që kanë humbur funksionin e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.