Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të përballet me gjyqin për korrupsion dhe favorizim
Nicolas Sarkozy do të përballet me gjyqin në muajt e ardhshëm për një çështje korrupsioni dhe favorizimi. Ish-presidenti francez është rrënuar nga skandalet e shumta që nga humbja e kandidaturës së tij për rizgjedhje në vitin 2012. Presidenti francez do të përballet me akuzat korrupsion, favorizimit dhe mashtrimit. Sarkozy humbi një apelim në Gjykatën e Kasacionit të martën, që do të thotë se ai, avokati i tij Thierry Herzog dhe ish-gjyqtari Gilbert Azibert do të përballen me gjyqin.
Rasti ka për objekt bisedat e përgjuara midis Herzog dhe Azibert të cilat përfshinë ofertën e Sarkozy për të ndihmuar në promovimin e gjyqtarit në këmbim të informacionit për një hetim tjetër në lidhje me pagesat ilegale nga trashëgimtari L ‘Oreal Liliane Bettencourt për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Hetimi gjithashtu zbuloi se Herzog dhe Sarkozy komunikuan me telefona duke përdorur identitete të rreme.
Sarkozy ka mohuar akuzat. Ai u lirua nga akuzat në lidhje me Bettencourt në vitin 2013 duke deklaruar më pas se ai nuk duhet të akuzohet sepse Azibert kurrë nuk e ka marrë promovimin për të cilin flitet. Hetuesit besojnë se marrëveshja nuk kaloi kurrë sepse Sarkozy dhe Herzog mësuan se telefonat e tyre ishin përdorur. Sarkozy ka qenë i përfshirë në hetime të shumëfishta penale që nga humbja për rizgjedhjen e tij në vitit 2012. Gjykata e Kasacionit muajin e kaluar kundërshtoi një apelim për të shmangur një tjetër gjyq për financimin e paligjshëm të fushatës.
Prokurorët akuzojnë Sarkozy për shpenzimin dyfish më shumë se sa limiti ligjor për fushatën presidenciale të vitit 2012 duke përdorur fatura të rreme. Sarkozy pretendoi se nuk ishte në dijeni të mashtrimit të firmës së marrëdhënieve publike Bygmalion. Ai është gjithashtu nën hetim për dyshimin e pranimit të financimit të fushatës së tij në vitin 2007 nga sundimtari i atëhershëm libian Muammar Gaddafi.
Burimi: DW
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.