Ish-Presidentja e Koresë së Jugut akuzohet zyrtarisht për korrupsion
Ish-Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye është akuzuar zyrtarisht si e përfshirë në një skandal korrupsioni, gjë që çoi në fajësimin e saj.
Prokurorët në Korenë e Jugut thonë se akuzat me të cilat ajo përballet përfshijnë marrje ryshfeti, abuzim me pushtetin dhe rrjedhje të sekreteve shtetërore.
65-vjeçarja, e cila është në paraburgim, akuzohet se lejoi mikeshën e saj të ngushtë, Choi Soon-sil që t’u rrëmbejë para disa kompanive të mëdha, në këmbim të favoreve politike. Ndërkohë të dyja gratë mohojnë akuzat e ngritura. Ish-Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye e la detyrën e saj muajin e kaluar.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.