ISHP: Mbërrijnë edhe 25 mijë doza të vaksinës Sputnik . Shkon mbi 900 mijë numri i dozave në vend
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se sapo kanë mbërritur edhe 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, duke çuar në mbi 936 mijë sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vend.
ISHP i bën thirrje qytetarëve të kontaktojnë me mjekun e familjes apo të aplikojnë në e-Albania për të rezervuar ditën e vaksinës sipas fashës së vaksinimit dhe grupmoshës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.