ISHSH në aksion, gjobit qindra subjekte – Braho: Inspektime në të gjithë vendin
213 subjekte janë gjobitur gjatë periudhës tremujorit të parë të këtij nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Në raportimin e analizës tremujore për periudhën janar-mars, rezulton se janë kryer 2805 inspektime dhe 159 ri-inspektime, ku janë marrë 20 vendime të ndërmjetme, 45 paralajmërime dhe 64 masa të tjera.
Ndërkaq, trupat inspektuese të ISHSH-së kanë kryer kontrolle në 913 subjekte për konsumimin e duhanit në vende publike, ku janë marrë 134 masa administrative. Ndërsa nga 38 inspektime që janë kryer për përdorimin e alkoolit janë ndërmarrë 15 masa për moszbatimin e ligjit.
E pranishme në prezantimin e raportit 3-mujor ishte edhe kryeinspektorja e ISHSH-së, Vjollca Braho. Ndërsa vlerësoi si mjaft efektiv shkëmbimin e trupave inspektuese n qarqet Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër, Braho deklaroi se në kuadër të masave përgatitore për sezonin turistik do të kryhen inspektime në të gjithë vendin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.