Ishujt sekret të Kroacisë, duhet ti vizitoni
Edhe pse vitet e fundit bregdeti i Kroacisë ka patur një popullaritet të madh të turistëve, ende ka shumë vende të cilat kanë mbetur të pa prekura nga turistët. Në këto ishuj ju mund të gjeni një parajsë personale tuajën. Shikojini, dhe nëse ndërroni mendjen, bëni gati valixhet për këtë sezon turistik.
Susak
Susak është i pazakontë në mesin e ishujve kroatë, duke u mbuluar me rërë që është mbajtur fort në vend nga kallamishtet e mbjella nga fermerët për të parandaluar erozionin. Nuk ka rrugë, vetëm rruga me rërë – ju mund të shkoni shumë të zbathur!
Ishulli është çuditërisht pjellor dhe dikur ishte i mirënjohur për verën e saj, një industri që ngadalë po ringjallet. Nuk ka hotele, por mund të marrësh me qira një dhomë ose apartament privat.
Silba
Silba përmban gjashtë kisha dhe faltore të mrekullueshme, dhe vila romantike të ndërtuara nga kapitenët e pasur detarë dhe pronarët e anijeve.
Meqenëse ishulli ishte i prekshëm nga sulmet me pirate, do të gjeni një kështjellë të shekullit të 16-të, gjithashtu një kullë vrojtimi gjashtëkëndore, e quajtur Toreta. Një ndërtesë e hollë me një shkallë spirale që gjurmon jashtë, dëshmon për dashurinë e marinarëve për t’u kthyer në shtëpi.
Prvić
Prvić është vendosur në mënyrë të përkryer për të eksploruar Shibenikin, Parkun Kombëtar të Kornatit, ishujt fqinjë si Zlarin dhe Kaprije dhe Parqet Kombëtare të Krka dhe Plitvicës në brendësi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.