INSTAT: Rritet numri i fluturimeve ajrore! Në Maj, numri i pasagjerëve arriti në 192.938
Në transportin ajror janë kryer 1.822 fluturime, duke shënuar një rritje me 7,3 %, ndaj Maj 2016. Referuar të dhënave të INSTAT rezulton se në pesëmujorin e parë 2017, janë kryer 8.696 fluturime, duke u rritur me 6,7 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Maj, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 192.938, duke u rritur 19,1 %, krahasuar Maj 2016.
Në pesëmujorin e parë 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 890.742 duke u rritur me 21,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transporti ajror i pasagjerëve gjatë kësaj periudhe zë peshën më të madhe me 71,2 % të totalit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.