Itali – Dhjetëra bosë mafiozë mund të lirohen nga burgu për shkak të koronavirusit
Dhjetra bosë mafiozë mund të lirohen nga burgjet në të gjithë Italinë për shkak të rrezikut të infeksionit Covid-19, pasi gjyqtarët italianë liruan të paktën tre prej tyre, duke i vendosur ata në arrest shtëpie.
Revista News L’Espresso raportoi se një gjykatës në Milano kishte urdhëruar lirimin e një prej shefave më me ndikim të Cosa Nostra, Francesco Bonura, 78 vjeç, i cili po vuante një dënim 23-vjeçar.
Në javët e fundit gjyqtarët gjithashtu urdhëruan lirimin nga burgu të Vincenzino Iannazzo, 65 vjeç, dhe Rocco Santo Filippone, 72 vjeç, të dy bosët e dyshuar “Ndrangheta. Arsyeja e lirimit ka qenë problemet shëndetësore të shfaqura nga këta persona.
Departamenti i policisë së burgjeve ka qarkulluar një memorandum të brendshëm, të parë nga The Guardian, duke kërkuar nga zyrtarët e burgut emrat e të burgosurve që vuajnë nga sëmundje specifike dhe të cilët janë mbi moshën 70 vjeç, sepse ata janë “në rrezik të komplikimeve në rast të infeksionit Covid-19 “.
Aktualisht janë 74 ‘bosa’ mbi 70 vjeç dhe me kushte serioze shëndetësore të mbajtura në bazë të nenit 41-bis të kodit penal italian.
Presidenti i komisionit antimafia të Sicilisë, Claudio Fava, tha se ai kishte frikë se bosët mafiozë mund të përfitojnë nga kriza e koronavirusit për të siguruar lëshimin e tyre.
Ministri i drejtësisë, Alfonso Bonafede, sqaroi të mërkurën se vendimi për lirimin e mafiozëve nuk ishte marrë nga qeveria dhe se ai do të merrte parasysh raportet. (The Guardian)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.