Itali / Kryeministri Conte kërcënon me dorëheqje. Ultimatum qeverisë për vendime
Kryeministri italian Giuseppe Conte do të paraqesë një ultimatum për partitë qeverisëse të hënën për të përshpejtuar veprimet e qeverisë ose të në të kundërt do të përballen me dorëheqjen e tij, raportojnë disa gazeta italiane.
Conte do të bëjë të qartë në një fjalim në pasditen e sotme, se ai nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet ndonjë procedure disiplinore të Bashkimit Europian mbi borxhin publik, deklaroi La Repubblica duke cituar disa burime.
Komisioni Europian i shkroi Italisë javën e shkuar, duke kërkuar një shpjegim se pse borxhi publik u rrit në 2018 në vend që të ulej sipas kërkesës, duke hapur kështu terrenin për një përleshje të mundshme ligjore me koalicionin euroskeptik të Italisë.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.