Italia dhe Franca bien dakord që emigrantët duhet të shpërndahen në BE
Bashkimi Europian duhet të prezantojë një sistem të ri automatik të marrjes së emigrantëve të shpëtuar nga Mesdheu, thanë udhëheqësit e Italisë dhe Francës.
Italia prej kohësh është ankuar se ka mbetur vetëm për t’u marrë me qindra mijëra emigrantë që kanë kaluar detin vitet e fundit duke kërkuar një jetë më të mirë në Europë.
Çështja ka shkaktuar tensione të veçanta midis Romës dhe Parisit, me Italinë duke u ankuar se organizatat joqeveritare franceze kanë qenë të afta për të shpëtuar emigrantët, por që Franca nuk ka bërë atë që duhet.
Por Presidenti Francez Emmanuel Macron ka hyrë në faktin se një qeveri e re, pro-Europiane ka marrë detyrën në Itali në zgjidhjen e problemeve me emigracionin.
“Unë nuk e nënvlerësoj atë që po përjeton Italia që nga viti 2015. Ajo gjithashtu ka pësuar shumë keqkuptime dhe padrejtësi,” u tha Macron gazetarëve në Romë. “Jam i bindur që një mekanizëm automatik Europian është i nevojshëm për pritjen e emigrantëve,” shtoi ai.
Franca bëhet vendi i dytë i cili do të përkrahë Italinë në zgjidhjen e çështjes pasi Gjermania është zotuar të marrë 25 % të emigrantëve në rastin e një marrëveshje Europiane për emigracionin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.