Italia dhe Shqipëria bashkëpunim më të fortë ekonomik! Rama konfirmon zgjidhjen për pensionet e emigrantëve
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre të dytë në pak javë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij italian Giusseppe Conte, u afirmua edhe njëherë bashkëpunimi i ngushtë ekonomik mes dy vendeve.
Kryeministri italian në fjalën e tij hodhi idenë e krijimit të një komisioni dypalësh, i cili sipas tij do të sigurojë që investimet italiane të jenë më të forta dhe të sigurta:
“Italia mbetet partneri i parë ekonomik i Shqipërisë dhe do të vijojë të mbetet e tillë edhe në të ardhmen.
Lidhur me këtë kemi vendosur të krijojmë një komision ekonomik dypalësh për të gjetur mundësi të tjera për investime ekonomike në Shqipëri për investime italiane duke zbuluar edhe kundërshtitë midis administratës shqiptare dhe investitorëve italianë. Ky mund të jetë një instrument për të ndihmuar ndërmarrjet tona dhe për t’i fuqizuar ato. Në këtë mënyrë ne mund të investojmë në Shqipëri më fortë dhe më mirë.
Qëllimi është të përmirësojmë aspektet negative dhe që mund të përbëjnë një pengesë për investime të mëtejshme italiane në sektorë kritikë të ekonomisë shqiptare duke filluar nga energjia, turizmi dhe infrastruktura.
Një hap më tutje do të hidhet edhe në kontributet shoqërore të emigrantëve shqiptarë në Itali si dhe zgjerim i bashkëpunimit në fushën e arsimit:
“Në Itali kemi bashkësinë më të madhe të shqiptarë jashtë vendit dhe është një shembull i shkëlqyer integrimi. Kemi rreth 30 mijë ndërmarrje, firma të vogla dhe të mesme që në Itali garantojnë një kontribut shumë të madh për ekonominë tonë.
Do të kemi edhe një marrëveshje në fushën e pensioneve, ku do punojmë bashkë për të arritur rezultate.
Bashkëpunim do të ketë edhe në fushën e arsimit dhe studimeve të larta. Ekspertët po punojnë në fushën e teksteve, në mënyrë që njihen titujt akademikë shqiptarë në Itali si dhe të doktoratave. Kjo do të përmirësojë shumë marrëdhëniet kulturore. Do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë të afrohet në fushën e arsimit me Europën. “
Kryeministri Rama ka konfirmuar gjithashtu perspektivën italiane për të investuar në Shqipëri duke u shprehur se e vlerëson pa masë ndihmën e ofruar nga shteti fqinj, edhe në disa sektorë të tjerë:
“31 mijë shqiptarë janë titullarë kompanish private, ashtu sikur afro 300 mijë prej tyre kontribuojnë në arkën e shtetit italian, ashtu si edhe 150 fëmijë mësojnë në shkollat italiane, por edhe 10 mijë studentë shqiptarë që janë ndër më të mirët në universitet italiane.
Të futet në rrugën e kontributeve shoqërore kjo masë e madhe shqiptarësh. Kjo marrëveshje ka filluar dhe do të përfundojë duke e mbyllur, që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e këtyre familjeve dhe dinjitetin e këtyre njerëzve. “
“Italia është faktori kryesor i huaj në tregun shqiptar, këtë e thonë të gjitha shifrat. Numri i italianëve që vizitojnë Shqipërinë vjen në rritje, kompanitë italiane janë të mirëpritura. Disa investime strategjike janë në proces dhe ne mirëpresim padyshim kompanitë e mëdha italiane të përfshihen në këto investime dhe sigurisht vlerësojmë pa masë edhe aspektin e dijes dhe eksperiencës që këto kompani sjellin.”- tha në fjalën e tij kryeministri Rama përsa i përket bashkëpunimit ekonomik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.