Italia dhe Turqia futen në një përplasje të ashpër! Draghi e quan Erdoganin diktator. Kundërpërgjigjet Ankaraja
Italia është përfshirë në një përballje direkte me Turqinë. Kryeministri italian Mario Draghi ka përdorur një fjalor të ashpër kundër presidentit turk Erdogan.
Gjithçka ka nisur nga një pritje që i është bërë presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leinen nga ana e presidentit turk që ëshët konsideruar si fyerje nga ana e diplomatëve europianë.
Draghi në deklaratën e tij e cilësoi Erdoganin një diktator që ka fyer edhe presidenten e Komisionit Europian.
Këto deklarata i kanë nervozuar autoritetet turke. Ambasadori italian në Ankara Massimo Gaiani, është thirrur në mbrëmje nga ministria e Jashtme turke ku shefi i diplomacisë turke Cavusoglu i ka shprehur qendrimin e tij lidhur me këto deklarata të kryeministrit italian.
“I dënojmë ashpër deklaratat që kryeministri italian i emëruar ka bërë ndaj presidentit tonë të zgjedhur” ka thënë kryediplomati turk.
Pak ditë më parë presidenti turk Erdogan priti në takim presidenten e Komisionit Europian Von Der Leyen dhe presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel. Ky i fundit, u ul në krah të Erdogan ndërsa Von der Leyen u la mënjanë në një divan.
Veç Erdogan, për këtë incident diplomatik është kritikuar edhe presidenti i Këshillit të Europës i cili sipas mediave duhej të refuzonte të ulej. Në këto kushte, kanë nisur edhe zërat e parë për një dorëheqje të mundshme te Presidentit të Këshillit të Europës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.