Italia do të prodhojë vaksinën ruse Sputnik. Por qeveria italiane specifikon: Është iniciativë private, jo shtetërore
Italia do të prodhojë vaksinën rusë anti-covid Sputnik. Ansa raporton se vaksina do të prodhohet nga një kompani private në Brianza. Rajoni i Lombardisë, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ministria e Jashtme konfirmojnë se nuk kanë qenë të informuara për marrëveshjen e arritur mes “Adienne Pharma Biotech” dhe fondit qeveritar rus “Russian Direct Investment Fund”.
Autoritetet italiane janë shprehur se kjo është një ‘iniciativë private’. E në fakt, në përputhje me politikën e Komisionit Europian lidhur me vaksinat që do të përdoren, edhe kryeministri Mario Draghi është shprehru se përshpejtimi i strategjisë së vaksinimit do të mundësohet përmes vaksinave të Pfizer, AstraZeneca e Modernas.
Marrëveshja parashikon nisjen e prodhimit në korrik për 10 milionë doza vaksine.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.