Italia firmos dekretin: Mbyllen të gjitha aktivitet jo thelbësore – Ndalohet udhëtimi nga komuna përkatëse
Italia ka firmosur ditën e dielë në mbrëmje një dekret që përcakton aktivitetet thelbësore që do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura (këtu lista e plotë) pas shtrëngimit të ri të qeverisë si pasojë e urgjencës së koronavirusit. Dekreti ka hyrë në fuqi që nga e Hëna 23 mars, kompanitë do të kenë kohë për të përfunduar mbylljen deri në ditën e Mërkurë 25.
Ky dekret erdhi pas një dite të gjatë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për të finalizuar Dpcm-in e nisur të shtunën në mbrëmje nga Palazzo Chigi. Pas komunikimit të kryeministrit Conte, mbërritën kërkesa të shumta nga kompanitë, duke kulmuar me letrën e hapur drejtuar Kryeministrit Giuseppe Conte dërguar nga Presidenti i Confindustria Vincenzo Boccia, i cili kishte kërkuar që të vazhdojnë punën aktivitetet jo të përfshira shprehimisht në listën e parë, por që janë funksionale për ato thelbësore.
Lista e 80 aktiviteteve që do të qëndrojnë të hapura
Dekreti autorizon veprimtaritë që ofrojnë shërbime të shërbimeve publike ose shërbime thelbësore. Një listë me 80 zërash që mbulon aktivitetet që do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura pas shtrëngimit të ri për të përballaur epideminë e Koronavirusit. Aktivitetet në lidhje me familjet, nga punëtorët shtëpiak dhe kujdestarët socialë, deri te portierët e adminisratorët e godinave do të lejohen gjithashtu.
I gjithë zinxhiri i furnizimit me ushqime e pije, ai i pajisjeve mjekësore dhe shëndetësore dhe farmaceutike dhe, midis shërbimeve, edhe call center do të mbeten në funksion. Dhe lista mund të azhurnohet me dekretin e Mise, pasi të ketë dëgjuar edhe MEF (Ministria Ekonomisë dhe Financave).
Aktivitetet funksionale për të siguruar vazhdimësinë e zinxhirëve të furnizimit janë të hapura, pas komunikimit me prefektin e krahinës ku ndodhet aktiviteti prodhues. Prefekti mund të pezullojë aktivitetet nëse ai beson se kushtet për funksionimin e tyre nuk ekzistojnë. Dekreti specifikon që deri në pezullimin e veprimtarisë, kompanitë mund të operojnë në bazë të komunikimit të bërë.
Ndalimi i transferimit nga komuna ku jeni
Ndalimi i njerëzve për të lëvizur ose zhvendosur në një komunë tjetër përveç asaj në të cilën janë vendosur, hyri gjithashtu në fuqi të Dielën 22 Mars falë një Urdhri të Përbashkët Shëndetësor të Brendshëm, i cili vlen si për të udhëtuar me transport publik ashtu edhe për automjete private. Ju mund të lëvizni nga një komunë në tjetrën, pra, vetëm për “nevoja të provuara për punë, me urgjencë absolute” ose për “arsye shëndetësore”.
- Mbyllur shkolla dhe muzetë
- Supermarketet dhe dyqanet me produkte thelbësore mbeten hapur
- Shërbimet bankare dhe të sigurimeve mbeten hapur
- Farmacitë dhe furnizuesit e tyre qëndrojnë hapur
- Personat e aktiviteteve që mbyllen do të punojë nga shtëpia
- Studimet profesioale qëndrojnë hapur me kufizime
- Babysitter dhe kujdestarët socialë vazhdojnë punën
- Dyqanet e gazetave dhe cigareve qëndrojnë hapur
- Posta mbetet e hapur
(Ilsole24ore)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.