Italia, Franca dhe KE dhurojnë donacionet më të mëdha, ja shuma e mbledhur deri më tani nga konferenca në Bruksel
Po zhvillohet Konferenca e Donatorëve e organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel në të cilën janë pjesëmarrëse plot 62 përfaqësues shtetesh dhe 32 organizata ndërkombëtare.
Deri më tani janë bërë publike edhe shifrat e dhuruara nga disa prej shteteve, ku shihet se Italia dhe Franca qëndrojnë në krye për fondet e dhuruara.
Shteti ynë fqinj ka vendosur të dhurojë plot 65 milionë euro, ndërsa Franca do të japë 100 milionë euro, jo në formë paraje por duke bërë investime në projekte të ndryshme të miratuara në koordinim me qeverinë shqiptare, si dhe 60 milionë të tjera në formë huaje.
Gjithashtu Komisioni Evropian përveç 15 milionë eurove të dhuruara muaj më parë, ka shtuar edhe 100 milionë euro të tjera nga fondi fillestar.
Deri më tani shuma përfundimtare e donacioneve ka arritur vlerën e 277 milionë eurove, teksa fatura totale e dëmeve që tërmeti i 26 nëntorti shkaktoi llogaritet tek 985 milionë euro.
Lista e Plotë e donacioneve:
Italia 65 milionë euro
Franca 100 milionë euro projekte, 60 milionë hua
Gjermania 11 milionë euro
Britania e Madhe 1 milion paund
Holanda 3 milionë euro
Suedia 5.6 milionë euro
Danimarka 2 milionë euro
Greqia 2.5 milionë euro
Sllovakia 250 mijë euro
Austria 1 milionë euro
Kroacia1 milion euro
Çekia 380 mijë euro
Sllovenia 300 mijë euro
Finlanda 300 mijë euro
Portugalia ndihmë teknike
Luksemburgu 150 mijë euro
Bullgaria 100 mijë euro
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.