Italia, ndihmë për sigurimin e vaksinës, Basha: “Mora zotimin e Di Maios. Në fokus edhe bashkëpunimi ekonomik”
Gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë, ministri Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit, Basha tha se ka marrë zotimin e ministrit Di Maio, që Italia ta ndihmojë Shqipërinë për sigurimin e vaksinës ndaj Covid-19.
“Sapo kam patur një takim jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm me Di Maio. E falënderova për ndihmën nga Italia. I kërkova në veçanti ndihmë sa i përket vaksinës anti-COVID. I shpjegova se masat në Shqipëri janë të pamjaftueshme nga hedhja në treg e vaksinës. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova të bëjë gjithçka që Italia fqinje e mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësor dhe qytetarët në vaksinat e reja anti-COVID që po zhvillohen. Shpresoj do jenë të gatshëm në muajt në vijim”.
Gjithashtu, Basha tha se në fokus të diskutimeve ishte edhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve fqinje.
Më herët gjatë ditës, Di Maio zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Kreu i Shtetit, duke vlerësuar faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, kërkoi një prani më të madhe të investitorëve seriozë italianë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.