Italia në recesion apo stanjacion ekonomik? Ministri i Thesarit sqaron situatën
Ministri i Thesarit i Italisë, Giovanni Tria tha se nuk shihte një recesion në horizont, por pranoi se Italia do të kalonte një periudhë stanjacioni ekonomik.
“Le të presim të dhënat për tremujorin e fundit të vitit 2018. Unë nuk shoh një recesion, shoh një situatë stanjacioni” – tha Tria në një intervistë gazetën italiane Corriere della Sera ditën e sotme. Ngecja ekonomike do të shkaktojë dëme në ekonominë e Italisë por gjithsesi mbetet më pozitive se recesioni.
Në lidhje me privatizimet, ministri tha se qeveria po studionte çështjen e transferimit të aksioneve në pronat e kontrolluara nga shteti tek huadhënësit shtetëror Cassa Depositi e Prestiti.
Burimi: Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.