Italia po plaket – Popullsia vendase tkurret, të huajt shtohen
Italianët po tkurren ndjeshëm, ndërkohë që të huajt në vend po shtohen. Këta të fundit zënë rreth 8.3% të popullsisë totale, ose pak më shumë se pesë milion.
Shqiptarët janë grupimi i dytë më i madh i të huajve në vendin fqinj, pas rumunëve. Këta të fundit zënë 23.2% të totalit të të huajve, ndërsa shqiptarët 8.9%.
Kjo shifër përkthehet në 445 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali, por duhet llogaritur që një pjesë tjetër tashmë ka marrë shtetësinë italiane dhe nuk është pjesë e këtij numri.
Në total të huajt në vend janë rritur me 20 mijë persona gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë që të huajt rriten, italianët po plaken me ritme të frikshme.
As ritmi i të huajve nuk ka ndalur dot rënien e popullsisë në vend, me 96 mijë persona gjatë vitit të kaluar.
Për të dytin vit me radhë, lindjet fiksohen poshtë nivelit të gjysëm milioni, 473 mijë.
Mes të huajve ndërkohë, lindjet fiksohen në 69 mijë, pra thuajse dyfishin e italianëve, e ndërkohë që lindjet gjatë 2016 ishin 473 mijë, vdekjet ishin 615 mijë, çka konfirmon edhe një herë problemet e rënda demografike që po kalon Italia.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.