Italia regjistron një rënie konsumi prej 52 miliardë euro – Rihapja ‘realiste’ e tregut parashikohet vetëm në tetor!
Me mbylljen e sektorit të prodhimit dhe mbylljes së sektorit të shërbimeve, të tilla si tregtia, turizmi, shërbimet, transporti dhe profesionet, dhe me perspektivën se kjo situatë do të vazhdojë edhe më gjatë me kalimin e kohës, rënia e konsumit mund të arrij deri në 52 miliardë euro.
Confcommercio e vlerëson atë duke e konsideruar “realiste hipotezën e rihapjes së vendit vetëm në fillim të tetorit”. Sektori i vetëm në rritje është sektori i produkteve ushqimore me një rritje prej 4.2% në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019 ndërsa një kolaps pritet sidomos për transportin (-12.7%), hotelet dhe restorantet (-21.6%).(ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.