Italia shqetësohet për ‘rastet e importuara’! Presidenti i Toskanës letër konsujve të Shqipërisë, Perusë e Bangladeshit
Edhe pse kanë arritur në një minimum historik që nga fillimi i emergjencës, në Itali kanë nisur të shfaqet shqetësimet e para për ato që konsiderohen si “raste të importuara”. Bëhet fjalë për persona të cilët vijnë nga jashtë vendit dhe që mund të jenë përhapës të virusit.
Il “Sole 24 Ore” jep shembullin e Toskanës në janët e fundit, janë regjistruar 52 raste të reja nga të cilat 31 prej tyre janë të huaj, 27 vetëm nga Shqipëria. Në Toscana është një komunitet prej rreth 60 mijë shqiptarësh.
Ndërsa citon “Reuters”, “Ilsole24ore” shkruan se presidenti i rajonit të Toskanës, Enrico Rossi u ka dërguar një letër të detajuar konsujve të Shqipërisë, Bangladeshit dhe Perusë ku u kërkon bashkëpunim maksimal për të ndërgjegjësuar dhe për të forcuar kujdesin e vëmendjen ndaj rreziqeve shëndetësore që shkaktohen nga pandemia e COVID-19. Në letër përmblidhen normat që duhen ndjekur për ata që arrijnë në Itali nga vendet jashtë Bashkimit Europian dhe bëhet thirrje për përgjegjësi.
Në çdo rast, personat që mbërrijnë në Itali, edhe pse asimptomatikë, janë të detyruar që ta komunikojnë menjëherë këtë fakt te strukturat shëndetësore lokale. Ata vendosen në mbikëqyrje dhe në vetëizolim për një periudhë 14 ditore. Nëse u shfaqen simptomat, ata janë të detyruar që t’i raportojnë pranë autoriteteve shëndeësore.
E nëse pas analizave rezultojnë pozitivë, rajoni i Toskanës ka vendosur në dispozicion kujdesin shëndetësor dhe qendrimin në një hotel sanitar në mënyrë që të reduktohet rreziku i përhapjes tek anëtarët e tjerë të familjes.
Burimi: Ilsole24ore
Përshtati në shqip:SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.