Italianët i thonë mirupafshim Alitalias! – ITA nis aktivitetin pas 75 viteve të trazuara të ikonës italiane
Linja e re shtetërore, Italia Trasporto Aereo (ITA) ka marrë në kontroll Alitalia këtë javë, duke i dhënë fund një herë e mirë aktivitetit të kompanisë 75-vjeçare, dikur simbol i jetesës italiane, pas viteve të humbjeve dhe dështimeve për ta shpëtuar. Një fluturim këtë mëngjes nga Milano arriti në qytetin jugor të Barit në orën 8 të mëngjesit, ç’ka shënoi edhe nisjen e linjës së re më të vogël. Alitalia, zgjedhja tradicionale e papës, elitës politike dhe njerëzve të famshëm, është drejtuar nga administratorë të caktuar nga shteti që prej vitit 2017, për të shmangur likuidimin. Linja ajrore është zbuluar në vitin 1946, ka kaluar një varg të gjatë të ristrukturimeve dhe ndryshimeve të pronësisë.
Qeveria është detyruar ta shpëtojë shumë herë kompaninë dhe ka shpenzuar mbi 8 miliardë euro vetëm në 3 vitet e fundit. ITA fitoi markën ikonë të Alitalia për 90 milionë euro, thuajse 1/3 e asaj që shpresonte kompania. Vitet e fundit të Alitalia ishin rrethuar me konflikte politike, me të djathtën ekstreme në opozitë, “Vëllezërit e Italisë” që fajësonin qeverinë e kryeministrit Mario Draghi për dështimin e kompanisë.
“Sot po humbasim një tjetër thesar, një kompani që ka krijuar histori të vendit tonë dhe na ka bërë krenarë që jemi italainë”- tha liderja e partisë, Giorgia Meloni. Pasi u përpoq të shesë Alitalia tek investitorët privatë, Roma u dorëzua në vitin 2020 tek pasojat shkatërruese të pandemsisë tek sektori i fluurimve, dhe vendosi të krijojë ITA. Linja e re, në të cilën qeveria do investojë 1.35 miliardë euro në 3 vite, do ta nisë punën me 52 avionë dhe 2,800 punonjës, krahasuar me 110 avioën dhe 10,000 persona staf që kishte Alitalia. Sipas marrëveshjes me Komisionin Europian, duhet të ketë një ndalesë të dukshme mes Alitalia dhe pasardhësit, ndërkohë që linja e re duhet të jetë e përfitueshme deri në fund të planit të biznesit 2021 – 2025.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.