“It’s the economy, stupid!” Arsyet ekonomike që bënë që Salvini të prishte koalicionin qeverisës në Itali
“It’s the economy, stupid!” Në fund është ekonomia ajo që ka rëndësi. Është kjo shprehja e famshme e strategut elektoral të Bill Klinton gjatë fushatës elektorale të vitit 1992 që çoi një Guvernator të shtetit të Arkansasit në zyrën ovale për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke mundur presidentin në detyrë.
Dhe është pikërisht ekonomia që shpjegon vendimin “misterioz” të Matteo Salvini për të provokuar krizën në një moment të pazakontë.
Po pse pikërisht tani?
Kjo është pyetje që bëhet vazhdimisht. Në një analizë, “Ilsole24ore” shkruan se nuk ka dyshim se ka qenë një vendim i papritur që mbërriti pas sukseseve të arritura nga Lega Nord për dekretin e sigurisë për trenat e shpejtësisë së lartë. Mes votës për trenat e shpejtësisë së lartë dhe vendimmarrjes për të prishur koalicionin, në kokën e liderit të Lega Nord ka shpërthyer diçka.
Dicka që e ka shtyrë të bëjë hapin që deri me 8 gusht nuk e kishte bindur plotësisht. Mbase nuk do ta dijmë me siguri asnjëherë se çfarë ka qenë ajo gjë.
Por është e mundur që sëbashku me faktorë të diskutuar tashmë, ekonomia ka qenë “pika që ka përmbytur vazon”.
Mbase diskush ia ka shpjeguar Salvinit se çfarë i ka ndodhur presidentit George W.Bush që u spostua nga Klinton në 1992.
I vetmi rast në 37 vite që një president në detyrë nuk është rizgjedhur. Një vit para zgjedhjeve popullariteti i Bush ishte ai shumë i lartë.
Pas ndërhyrjes ushtarake në Kuvajt, thuajse 90 për qind e amerikanëve e aprovonin lëvizjen e presidentit. Një vit më pas, 60 % jepnin gjykim negative. Ishte recesioni ekonjomik ai që bëri diferencën dhe i hapi derën e Shtëpisë së Bardhë Klintonit. “Është ekonomia, budalla” (It’s economy, stupid!). Gjetja e strategut James Carville shërbeu për të fokusuar fushatën elektorale të demokratëve në temën që vlente vërtetë; recesioni ekonomik.
Rikthehemi tek Italia. Recesioni ekonomik po i troket në derë asaj. Në fund të korrikut, Instituti i Statistikave Istat ka certifikuar rritjen zero për tremujorin e dytë italian. Edhe sinjalet që vijnë nga jashtë janë shqetësuese. Të dhënat negative për prodhimin gjerman japin një perspective aspak gëzuese.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekonomistët e ‘Goldman Sachs’ vënë bast për një recesion global të diktuar nga lufta tregtare SHBA-KInë që nuk do të zgjidhet deri pas zgjedhjeve amerikane. Në Europë, tremujori i dytë i Prodhimit të Brendshëm Bruto të Mbretërisë së Bashkuar ka regjistruar “kundravajtjen” e parë që nuk ishte parë prej 7 vitesh (-0.2 %).
Të qenurit në qeveri me një aleat të parehatshëm, në një moment ku kriza ekonomike sillet vërdallë, nuk do të ishte një kohë të mirë për të shkuar në zgjedhje. Elektorati është i luhatshëm. Humori i publikut ndryshon me shpejtësi, ashtu sikurse edhe numrat e sondazheve.
Të votosh në pranverë pas një manovre të rëndë ekonomike dhe në spektrin e një Prodhimi të Brendshëm Bruto në rënie ndërsa papunësia rritet, nuk do të ishte skenari më i mirë për Salvinin.
Duhej të zgjidhte; zgjedhje menjëherë për të përfituar nga cikli elektoral akoma favorizues dhe të qeveriste duke pasur 5 vite para ose të qendronte brenda aleancës jokomode me 5 Yjet deri në fund të legjislaturës. Zgjedhja ka rënë mbi opsionin e parë.
Basti i Salvinit është që kriza të sjellë votime në vjeshtë. Do ta shohim në ditët në vijim. Por edhe nëse gjërat nuk shkojnë në këtë drejtim, rezultati nuk do të ishte i gjithi negativ për të.
Nëse nga kjo krizë do të dilte një qeveri provizore me një mazhorancë të përkohshme do të ishte kjo qeveri që do të merrte përsipër përgjegjësinë e të hartuarit të ligjit të buxhetit, recesionit dhe raportet me Europën. Lega do të qendronte duke soditur sikurse ndodhi në kohët e qeverisë së Mario Montit.
Ndërsa Lëvizja 5 yje do të qendronte brenda, ashtu si Partia Demokratike. Pastaj do i takonte Legës që të qeveriste por me një horizont të gjatë.
Por mund edhe të mos shkojë në këtë mënyrë. Parashikimet janë vendosmërisht jo favorizuese. Që Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yje pas vitesh përplasjesh të forta mes tyre të mund të krijojnë dy shtylla për një alternativë të besueshme të një qeverie të qendrës së djathtë, kjo është një hipotezë pak e duartrokitur. Por jetojmë në kohëra të jashtëzakonshme…
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.