Iu refuzohet kërkesa për azil – Riatdhesohen vullnetarisht 178 shtetas shqiptarë
178 shtetas shqiptarë janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pasi iu është refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet franceze.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit pritet edhe që në javët në vijim të ketë të tjera fluturime riatdhesimi vullnetare apo të detyruara, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit.
Në vetëm dy muaj janë riatdhesuar 1044 shtetas, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku në total janë kryer 156 operacione riatdhesimi.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.