Izolohet kryeministri i Francës – Ka pasur kontakt me një të infektuar nga koronavirus
Kryeministri francez Jean Castex do të izolohet pasi pati kontakt me dikë që doli pozitiv për COVID-19, konfirmoi shërbimi i shtypit i kryeministrit për Euronews.
Castex kaloi të shtunën me drejtorin e Tour de France, Christian Prudhomme, i cili ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Të dy kishin mbajtur maskat gjatë gjithë kohës, tha zyra e Kryeministrit.
Duke folur të Martën, Castex tha se ai “do të zbatonte rregullat që qeveria kishte vendosur” dhe do të “testohej menjëherë”.
Zyra e Kryeministrit tha se Castex planifikonte të vetë-izolohej derisa të merrte rezultatet e testit të tij. Presidenti Emmanuel Macron, duke folur pasi u zbulua kontakti, tha se Castex do të rishqyrtohej për virusin dhe se nëse testi do të ishte negativ, ai mund të “rifillojë një jetë normale”.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.