Izraeli po “thyen” valën e Delta – Me dozat e treta, maska dhe pasaportat e gjelbra, po arrin suksesin
Pas katër mujave të një prej vatrave më të këqija të Covid, izraeli po sheh një rënie të shpejtë të infeksioneve dhe sëmundjes së ashpër, për shkak të dozave nxitëse, pasaportave të vaksinës dhe detyrimit të maskave, sipas zyrtarëve të shëndetësisë. Izraeli u godit nga vala e katërt e koronavirusit në Qershor, nxitur nga varianti tejet i transmetueshëm Delta. Në vend të vendosjes të masave të reja të karantinës, qeveria caktoi doza të treta nxitëse të Pfizer/BioNtevh për njerëzit në 12 –vjeç e sipër, detyrimi i maskave dhe pasaportën e gjelbër në restorante dhe qendra të tjera, madje edhe për fëmijë. Që kur infeksioni arriti majën në Shtator, rastet ditore në Izrael kanë rënë me mbi 80%, ndërsa sëmundja e ashpër është përgjysmuar.
“Me çdo ditë që kalon, ne po thyejmë valën e Delta”- tha kryeministri Naftali Bennet, duke i dhënë meritat politikave të qeverisë për “manaxhim të zgjuar dhe fleksibël, që lejon jetesën së bashku me virusin”/ megjithatë, strategjia e jetesës me Covid në Izrael nuk ka qenë pa kosto apo kritika dhe ka mbajtur shkollat e mbyllura. Ministria e Shëndetësisë në Izrael prezantoi të dhënat e fundit të sigurisë dhe efektshmërisë të fushatës së dozave nxitëse ndaj një paneli të këshilluesve të Agjencisë së Barnave në SHBA, që po konsideron autorizimin e tyre.
Të dhënat treguan se tek njerëzit në 60vjeç e sipër, grupi i parë që vaksinën e tretë”, infeksioni nisi të bie shpejtë pas 2 javëve të administrimit të dozave, ndërkohë që po rritej në grupet e tjera. Që prej administrimit të dozave të treta, njerëzit e rinj, kryesisht të pavaksinuar, po mbajnë barrën e sëmundjeve serioze. Ato përbënin rreth 75% të pacientëve të shtruar në spital me gjendje serioze, me të vaksinuarit me 2 apo 3 doza, që përbënin vetëm 25% të këtyre rasteve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.