Ja se si kriminelët përdorin informacionin e vjedhur të pasaportës
Vjedhja e më shumë se 5 milion numrave të pasaportës nga të dhënat e hoteleve të vitit të kaluar vazhdon të shqetësojë konsumatorët se kriminelët po përdorin informacionin e tyre për mashtrime apo edhe udhëtime.
Ndryshe nga të dhënat e kartave të kreditit ose të rrjeteve sociale, ekzistojnë disa mekanizma për të njoftuar konsumatorët se numrat e tyre të pasaportave janë vjedhur dhe mundësisht po përdoren për mashtrime.
Sipas hulumtimeve nga kompania e inteligjencës së sigurisë në internet, Flashpoint, të dhënat e pasaportës shiten në tre formate në “Dark Web”, skanime dixhitale, modelet për krijimin e pasaportës dhe pasaportat fizike aktuale. Këto produkte kanë çmime të ndryshme duke filluar $ 5- $ 65 për skanime, $ 29- $ 89 për shabllonet dhe deri në $ 5,000 për produktin e përfunduar.
Metodat e përdorimit të këtyre pasaportave apo vjedhja e identitetit po behet ne një mënyrë tepër të sofistikuar sa është shume e lehtë të kalosh në vende ku nuk i skanojnë barcodet e pasaportave ose mikroçipët.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.