Ja si të përdorni llogarinë tuaj në Instagram për të udhëtuar nëpër botë falas
Mund të tingëllojë e çuditshme, por në botën e sotme digjitale, të kesh sa më shumë ndjekës në Instagram është e ngjashme me një rezyme prestigjioze.
Zach Benson, CEO dhe themelues i agjencisë së menaxhimit të Instagram, Asistagram, ka projektuar disa fushata virale në Instagram. Nëpërmjet tyre ai ‘krenohet’ me aftësinë për të ndërtuar llogari me shumë ndjekës në një periudhë të shkurtër kohore.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, ai qëndroi në më shumë se njëqind hotele falas, në këmbim të ekspozimit të udhëtimit të tij në rrjetin Instagram me 12 M ndjekës.
Për një person të thjeshtë, ndërtimi i një llogarie në Instagram me sa më shumë ndjekës mund të duket një detyrë e frikshme. Por për Benson, kjo është e gjitha një çështje algoritmesh të thjeshta.
Ai ndan më ndjekësit e tij metodën për të udhëtuar falas nëpër botë duke përdorur llogarinë e Instagramit.
- Bashkohuni me një aleancë
Një nga algoritmet e Instagramit bazohet në komentet e shumta që një foto ose video merr shumë shpejt pasi është postuar. Benson thotë se ju mund të rritni dukshmërinë e fotos tuaj duke kombinuar forcat me një ekipit.
Çdo herë që një ose një nga anëtarët e “aleancës” suaj vendos një foto të re, sigurohuni që çdo person të komentojë në foto menjëherë, sepse dhjetë minutat e para të postimit janë më të rëndësishmet për të fituar tërheqje dhe për të përcaktuar se sa gjerësisht do të arrijë më tej ndjekja e postimit tuaj. Qëllimi për të formuar ekipe prej 15 personash ndihmon që fotot tuaja të kenë një ‘performancë’ më të mirë në Instagram.
- Ndiqni rregullin e artë
Sipas Benson, “përmbajtja është mbreti.” Përmbajtja e cilësisë duhet të jetë gjithmonë prioritet, prandaj duhet t’i kushtoni rëndësi në mënyrë që fotot të kenë një cilësi sa më të lartë dhe të jenë më tërheqëse.
Për rezultatet më të mira, koordinoni përmbajtjen tuaj për t’iu përmbajtur një skeme të ngjyrave plotësuese në mënyrë që kur ndjekësit të shohin foton, ajo të ngjajë vizualisht bukur.
- Përdorni Hashtag-ë të ‘zgjuar’
Instagrami ju lejon të shihni se sa përdorues kanë përdorur një hashtag të veçantë para se ju ta shtoni në postimin tuaj. Përdorimi i hashtag-eve që janë përdorur miliona herë mund të jetë joshëse, por nuk është shumë efektive. Ato janë shumë konkurrues, që do të thotë se ju nuk keni mundësi të renditeni në krye.
Në vend të tyre, përdorni hashtag-e që janë përdorur midis 100k-900k herë. Benson sugjeron që të kërkoni për hashtaget e përdorura brenda këtij limiti. Po ashtu, ai thotë se duhet të siguroheni që të maksimizoni hashtag-ët tuaj deri në 30 herë.
- Monitoroni ‘shëndetin’ e llogarisë tuaj
Benson thotë se ka disa sjellje të zakonshme që mund të dëmtojnë ‘shëndetin’ e llogarisë suaj që duhet të shmangni me çdo kusht. Kur bëni këto sjellje, ata shkaktojnë algoritme në Instagram për uljen e angazhimit tuaj dhe potencialin për të fituar ndjekës të rinj. Këto sjellje përfshijnë postimin kohë pa kohë, ndërrimin e emrit ose foton e profilit herë pas here, etj.
- Partner me markat
Pasi të keni ndërtuar një profil në Instagram me të paktën 50 mijë ndjekës, ju mund t’u drejtoheni hoteleve me oferta për t’i ekspozuar ata tek audienca juaj në këmbim të një qëndrimi fals në to. Benson bën rregullisht rezervime VIP në hotele luksoze.
“Nëse keni një llogari me shumë ndjekës në Instagram, ju mund ta përdorni atë llogari për të marrë shumë gjëra falas, sepse shumë marka do të duan që të publikojnë ofertat e tyre dhe ju do të paguheni për këtë “, thotë Benson.
G.Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.