Janar, çmimet u rritën 1.9% – Edhe viti 2019 nis me inflacion të ulët
Edhe viti 2019 ka nisur me inflacion të ulët. Sipas Instat, për janarin, rritja mesatare vjetore e çmimeve ishte 1.9%, me një përmirësim të lehtë nga niveli 1.8% i dhjetorit.
Gjatë janarit u vërejt një rritje e ndjeshme e inflacionit për grupin e ushqimeve, që u rrit në 4.3%, nga 2.8% që kishte qenë për dhjetorin. Instat raporton se, ndër ushqimet, nëngrupi me shtrenjtimin më të madh ishte ai zarzavateve, me 36,3 % krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, shtrenjtimi i ushqimeve u balancua nga ulja e inflacionit në disa grupe të tjera të rëndësishme. Kështu, inflacioni për grupin transporti ra në 0, nga 1.4% që ishte në dhjetor. Kjo lidhet kryesisht me uljen e çmimeve të karburanteve. Gjithashtu, inflacioni i grupit qira, ujë, lëndë djegëse, energji ra në 0.8%, nga 2.2% që kishte qenë për shtatorin.
Burimi: Instat
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha këtë javë se mbiçmimit i lekut do të vazhdojë të japë efekte në inflacion edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Por, ai pritet të shuhet në periudhën pasuese dhe Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste, janë drejt forcimit. Ulja e papunësisë dhe rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese pritet të sjellë gradualisht një rritje më të lartë të çmimeve. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2020.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.