Janar-Dhjetor 2019/ Dyfishohet përpunimi i mallrave nga Porti i Durrësit drejt Kosovës
Përpunimi i mallrave tranzit me destinacion Kosovën gjatë vitit 2019 është rritur me 110,6% krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë vitit që lamë pas, në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 31 anije me afro 106 mijë ton mallra, të cilat janë nisur më pas drejt Kosovës.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar vetëm 14 anije me 50 mijë ton mallra. Nga Durrësi drejt Kosovës janë nisur mallra të ndryshme tranzit, kryesisht materiale ndërtimi, si llamarinë (36,803 ton), hekur (32,162 ton), xhama (13,380 ton), gjithashtu dhe grurë, çimento, melaminë apo plehra kimikë, me destinacion Kosovën.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.