Japonezët blejnë borxh në euro – Blerja e titujve arriti në një rekord prej 19.9 mld euro në korrik
Investitorët japonezë kanë blerë tituj borxhi të denominuar në euro në një nivel rekord prej 19.9 miliardë euro, duke marrë nxitje nga rritja e yieldeve, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave në Japoni.
Kjo shifër e kaloi rekordin prej 11.2 miliardë euro të shënuar në Shtator të vitit 2012, dhe vjen pas një shitje të madhe më herët gjatë vitit prej shqetësimeve nga zgjedhjet presidenciale në Francë.
Investitorët japonezë u tërhoqën nga rritja e kthimeve në titujt europian, pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, rriti pritshmëritë për përfundimin e stimujve monetar në një fjalim në fund të muajit Qershor.
Yieldet e titujve 10-vjeçarë të Gjermanisë arritën në 0.59% nga 0.25% për një periudhë 3-javore pas komenteve të Draghit.
Sipas analistëve, shumë investitorë japonezë shohin ngjashmëri me gjendjen ekonomike të Europës. Ditën e Enjte, Draghi sinjalizoi se Banka Qendrore Europiane mund të marrë një vendim mbi stimujt monetarë në muajin Tetor, megjithatë paralajmëroi se fuqizimi i euros mund të ndikojë te llogaritjet.
Yieldet e bundit gjerman ranë në 0.3% pas komenteve të tij. Në muajin Korrik, japonezët blenë 7.7 miliardë euro në tituj borxhi të Gjermanisë, që ishte blerja më e madhe që prej muajit Maj 2013.
Blerjet e instrumenteve francezë arritën në 10 miliardë euro, niveli më i lartë në 3 vite.
Tërheqja u përhap gjithashtu përtej 2 tregjeve kryesorë, ndërkohë që blerjet neto të titujve italianë të borxhit shënuan 1.3 miliardë euro.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.