Japonia e bindur të presë lojërat olimpike – Kryeministri Suga siguron OKB-në: Në 2021 do t`i mbajmë
Kryeministri japonez Yoshihide Suga i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Premten se Japonia është e vendosur të mirëpresë Olimpiadën e Tokios në 2021 pasi lojërat u shtynë për shkak të pandemisë. Lojërat fillimisht ishin planifikuar për këtë verë, por u shtynë për një vit në Mars nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe qeveria Japoneze.
“Në verën e vitit të ardhshëm, Japonia është e vendosur të presë Lojërat Olimpike dhe Para Olimpike të Tokios si provë se njerëzimi ka mundur pandeminë,” tha Suga një mesazh i para-regjistruar. “Unë do të vazhdoj të mos kursej asnjë përpjekje për t’ju mirëpritur në Lojëra që janë të sigurta “, tha Suga ndërsa bëri debutimin e tij në Kombet e Bashkuara si udhëheqësi i ri japonez. Suga u bë kryeministër këtë muaj pasi Shinzo Abe dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Suga gjithashtu i tha asamblesë së OKB-së se ai është i gatshëm të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un pa ndonjë parakusht për të zgjidhur çështjen e gjatë të qytetarëve japonezë të rrëmbyer nga Veriu dekada më parë, duke përsëritur qëndrimin e paraardhësit të tij. “Vendosja e një marrëdhënie konstruktive midis Japonisë dhe Koresë së Veriut jo vetëm që do t’i shërbejë interesave të të dy palëve, por gjithashtu do të kontribuojë shumë në paqen dhe stabilitetin rajonal,” tha ai. Në mesazhin video, Suga gjithashtu i tha takimit të OKB-së se Japonia do të punojë për të siguruar qasje të barabartë në trajtimin e koronavirusit dhe vaksinat për njerëzit në vendet në zhvillim.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.