Japonia përzgjedh/ Kush do ta zëvëndësojë Shinzo Aben?
Partia qeverisëse japoneze voton këtë të hënë për liderin e saj të ri, që do të zëvëndësojë kryeministrin e larguar Shinzo Abe. Këshilltari kryesor i qeversisë Yoshihide Suga parashikohet të fitojë votën si lider partiak duke e çuar atënë karrigen e kryeministrit.
Më herët, 71 vjeçari ka njoftuar se do të garojë për të zëvëndësuan Aben dhe ka fituar mbështetjen e fraksioneve kyçe në parti pasi kandidatura e tij shikohet si një stabilitet premtuues dhe vijimësi e politikave të ndjekura nga paraardhësi Shinzo Abe.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.