Japonia rrit taksën e shitjeve – Në 2014-n, rritja e kësaj takse solli recesion të ashpër
Japonia rriti taksën e shitjeve nga 8% në 10%, masë që e kishte vonuar dy herë. Kjo lëvizje shihet si kritike në ndreqjen e financave të vendit, por nga ana tjetër mund të drejtojë ekonominë në recesion, duke ndikuar te konsumatori.
Qeveria kishte aplikuar masa për të zbutur ndikimin te konsumi, në përpjekje për të shmangur efektet që ndodhën me rritjen e fundit të taksës në vitin 2014, që e çoi vendin në tkurrje të rëndë ekonomike. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se rritja e taksës së shitjeve do të mbështesë në financimin e shërbimeve të sigurisë sociale në një vend ku popullsia po plaket shpejtë.
“Rritja e taksës përbën një hap të madh përpara, duke mbështetur sistemin e sigurimit për të gjithë gjeneratat, nën të cilën fëmijët dhe të moshuarit të ndihen të lehtësuar. Në lidhje me ndikimin e rritjes së takses, ne do t’i monitorojmë me kujdes dhe do marrim të gjithë masat e mundshme”, është shprehur Kryeministri i Japonisë
Kontrubitet e taksës do të vijnë në formën e edukimit parashkollor pa pagesë, uljes së kostove të kujdesit infermieror, primet e sigurimit dhe ofrimit të pagesave për të moshuarit me pension të ulët. Për të zbutur ndikimin te familjet me të ardhura të ulëta, disa produkte ushqimore dhe pije jo-alkoolike do të përjashtohen nga rritja e taksës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.