Java Globale e Sipërmarrjes – Bilali: Bashkëpunim mes sektorit. Qeveria, fokus më të madh tek “startup-et”
Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka zhvilluar një takim në nisje të Javës Globale të Sipërmarrjes, ku është diskutuar për pika të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të sektorit, dhe mënyra për të nxitur startupet. Ministrja theksoi progresin që është bërë në vitin e fundit për startup-et dhe paketën prej 10 milionë euro që qeveria ka vendosur në dispozicion, që do të disbursohet në fillim të vitit të ardhshëm buxhetor. Kjo është edhe shifra më e lartë e caktuar ndonjëherë, ç’ka sipas ministres, vë në dukje fokusin e qeverisë së fundmi tek startup-et.
Në lidhje me Universitetet, ministrja tha se ka ende punë për të bërë, ku duhen identifikaur pedagogë që vijnë nga fushat e biznesit dhe studentët ekselentë, si dhe pajisja e çdo universiteti me inkubator. Minsitrja Bilali tha se studentët duhet të dalin jashtë barrierave të Shqipërisë dhe se Covidi i ka mësuar ata se si të punojnë në distancë. Ajo foli për aftësitë e studentëve shqiptar dhe mundësinë për të konkurruar jo vetëm brenda rajonit, por edhe në vende të Bashkimit Europian. Ajo përmendi histori suksesi si 20-vjeçarë që fitojnë 2-3 herë pagen e minsitrit në muaj, duke ofruar shërbime, kryesisht në teknologjinë e informacionit, ku kërkesa për punë është e lartë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.