Java mbyllet me plus – Bursat në rritje, dollari zbut hapin, euro tërhiqet
Tregjet europiane ndoqën performancën pozitive të Wall Street gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, ndërkohë që “marshimi” i Dollarit u ngadalësua, në pritje të të dhënave të tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe tregjet europiane të aksioneve u regjistruan në territor pozitiv gjatë sesionit të sotëm, në të pestë indekset kryesore. Indeksi i zgjeruar i azi-paqësorit u rrit me 0.3%, ndërkohë që në Japoni dhe Korenë e Jugut pati luhatje minimale.
Bursa e Shangait dhe ajo e Hong Kongut u rritën me 0.5 dhe 0.3% respektivisht. Tregjet amerikane u rritën ndjeshëm gjatë mbrëmjes së të Enjtes duke, marrë shtysë nga të dhënat e forta ekonomike si dhe nga pritshmëritë për reformën e shumëpritur të administratës Trump sa i përket planit të taksave.
Ndërkohë që dollari ka ngadalësuar ndjeshëm hapin e rritjes, monedha e përbashkët europiane nuk di të ndalë rënien, pavarësisht se me hapa të ngadaltë. Gjatë natës, euro preku edhe nivelin më të ulët të javës.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.