Java nis në rënie – SHBA rrit prodhimin e naftës, kërkesa globale në tkurrje
Nafta e ka nisur edhe këtë javë me rënie, duke marrë shtysë nga të dhënat e fundit që tregojnë një rritje të prodhimit dhe aktivitetit të shpim-kërkimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, të dhënat që flasin për një ngadalësim të kërkesës globale për arin e zi, kanë pasur gjithashtu ndikim në trajektoren e çmimeve gjatë sesionit të sotëm, i pari i kësaj jave.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.19 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.54 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët kryesorë kanë rënë me rreth 14% që prej ditëve të fundit të majit. Ekspertët shprehen se tregu vijon të mbetet mjaft i dobët.
Megjithë këtë, Arabia Saudite ndan një qëndrim tjetër, duke deklaruar se, themelet e tregut janë të drejta, dhe në drejtimin e duhur.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.