Jeff Bezos përballet me kritika të shumta pas “koprracisë” që tregoi me donacionin për zjarret e Australisë
Në një postim të përzemërt në Instagram javën e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos njoftoi se kompania do të dhurojë 690,000 dollarë në ndihmë të Australisë për përballimin e zjarrit të egër. Kjo shumë është afërsisht sa para që ai bën në pesë minuta.
Zjarret e Australisë kanë shkatërruar vendin që kur filluan në fund të korrikut, duke vrarë të paktën 28 njerëz dhe duke djegur më shumë se 2,000 shtëpi. Në një postim, Amazon tha se do t’i transferojë paratë për agjencitë e ndihmës të drejtuara për të ndihmuar viktimat dhe rivendosjen e jetës së egër.
Interneti ishte i shpejtë për të kritikuar madhësinë e dhurimit të Amazon, duke vërejtur se ai përfaqësonte vetëm një pjesë të vogël të kapacitetit të tregut prej 936 miliardë dollarësh. Në të kundërt, Facebook tha se do të dhurojë 1.25 milion dollarë, dhe personazhe të famshëm duke përfshirë Kylie Jenner dhe Metallica premtuan dhurime më të mëdha se Amazon.
Punëtorët e seksit u shprehën se kanë ngritur gati dyfishin e shumë që premtoi Amazon për zjarret e Australisë duke shitur foto nudo në internet.
Vetëm Jeff Bezos bën afërsisht 78,5 miliardë dollarë në vit, e cila llogaritet në më shumë se 215 milion dollarë në ditë, ose 149,353 dollarë në minutë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.