Jeff Bezos shet 1.1 miliardë dollarë aksione të Amazon – Vlera e kompanisë ishte në nivele rekord
Jeff Bezos shiti 1 milion aksione të Amazon.com Inc. këtë javë, të cilat kanë një vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh. Shitja përfaqëson 1.3% të zotërimeve të tij në kompani, e tashmë Bezos mbetet me 16.4% të aksioneve të kompanisë gjigande të shitjeve online.
Njeriu më i pasur në botë tha gjatë muajit Prill se do të shiste 1 miliardë dollarë aksione të Amazon në vit, për të financuar Blue Origin LLC, kompaninë raketave të blerë në vitin 2013 për të realizuar ëndrrën e tij e dërgimit të njerëzve në hapësirë.
Megjithatë ai shiti edhe një milion aksione të tjera të Amazon gjatë muajit Maj.
Aksionet e kompanisë janë rritur nga viti në vit me 48 për qind, ndërsa vetëm prej muajit Shtator, vlera e aksioneve është rritur me 18%.
Ndryshe nga krijuesit e Microsoft dhe Facebook, Bezos nuk operon një organizatë bamirësie, ndaj nuk është e qartë plotësisht se ç’do të bëjë me çekun 10-shifror.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.