“Jelekët e verdhë godasin ekonominë” – Ulen shitjet e Richemont në Europë
Kompania franceze e mallrave luksoze, Richemont është shprehur herët ditën e sotme se protestat e “jelekëve të verdhë” kanë ndikuar negativisht në shitjet e saj.
Richemont tha se protestat patën peshë në shitjet e tre muajve të fundit të 2018 ndërkohë që rritja në tregjet kyçe si Kina vazhdoi me një ritëm të shëndetshëm. Rritja në eksportet e orëve zvicerane i cili është edhe treguesi më i mirë i kërkesës në këtë sektor, është ngadalësuar gjatë muajve të fundit.
“Shitjet u rritën në të gjitha rajonet, me përjashtim të Lindjes së Mesme dhe Europës” – tha Richemont, e cila gjithashtu bën stoli Van Cleef & Arpels dhe zotëron orët e IWC dhe markën e modës Chloe. Kompania gjithashtu shtoi se protestat e qeverisë në Francë “ndikuan negativisht në turizëm dhe çuan në mbylljen e dyqaneve për gjashtë të shtuna të njëpasnjëshme.” Kompanitë franceze këtë javë deklaruan pothuaj 60 milionë euro (69 milionë dollarë) të humbura të biznesit nga demonstratat antiqeveritare që janë dëmtuar nga dhuna.
Pronari i Cartier tha se shitjet po përparonin më një ritëm të mirë në kontinentin e Kinës por nuk dha shifra konkrete. Në tërësi, të ardhurat u rritën 10 për qind në Azinë e Paqësorit. Megjithatë, në Hong Kong, i cili është edhe tregu më i madh në botë për orët, rritja u ngadalësua.
Ulja në juanin e vitit të kaluar e shtyu fuqinë blerëse të konsumatorëve kinezë në tregjet e huaja. Blerësit kinezë përbëjnë mbi një të tretën e shitjeve në industrinë e luksit në tërësi. Duke përfshirë dhe YNAP dhe Watchfinder, shitjet e Richemont u rritën me 24 për qind, shifër kjo në përputhje me parashikimet mesatare të analistëve për Reuters.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.