Jep dorëheqjen këshilltari për mbrojtjen në SHBA: “U shkel Kushtetua për një fotografi të Trump”
Një këshilltar i Departamentit të Mbrojtjes ka dhënë dorëheqjen, nga bordi ushtarak, duke deklaruar atë që ai beson të jetë një shkelje nga Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.
Në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Esper-it, e cila u mor nga The Washington Post, James Miller Jr., i cili shërbeu si nënsekretar amerikan i mbrojtjes nga 2012 deri në 2014, kujtoi se ai ishte betuar për zyrën për të “mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.”
“Të hënën, 1 qershor 2020, besoj se e shkelët atë betim,” i shkruante Miller Esper-it.
Arsyetimi i Millerit u përqendrua në vizitën e Presidentit Donald Trump të hënën në Kishën e Shën Gjonit në Uashington, DC, ku policia shpërndau protestuesit paqësor me gaz lotsjellës, në mënyrë që ai të pozonte me një Bibël për fotografi.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.