Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj! Ja kush e zëvëndëson
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra! Zëvëndësuesi i tij do të jetë Sandër Lleshi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama në rrjetet sociale.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”shkruan Rama në Twitter.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.