“Jesus Shoes” – Atletet 3000 dollarëshe me ujë të bekuar – Thyejnë çdo rekord shitjesh
Atletet me një çmim prej 3000 dollarësh, të ashtuquajtura “Jesus Shoes”, janë shitur në një kohë rekord, vetëm disa minuta pasi u vunë në dispozicion për t’u blerë.
Këto atlete, përmbanin ujë të shenjtë në thembra që vinte nga lumi Jordan dhe ishte bekuar nga një prift, dhe në krye të atleteve ishte i vendosur një kryq. Gjithashtu, pjesë e dizajnit ishte dhe një varg nga Bibla, në anë të atleteve.Vargu biblik i paraqitur në dizajn pasqyron aktin e Jezu Krishtit duke ecur mbi ujë. Daniel Greenberg, kreu i tregtisë në MSCHF, shpjegoi se marka ishte intriguar nga ideja e “kulturës së koleksionit”. Dhe kështu, MSCHF imagjinoi se si do të dukej një bashkëpunim i modës në vitin 2019 me “një nga figurat më me ndikim në histori”.
“Ne po pyesnim veten, si do të dukej një krijim me në fokus Jezu Krishtin?“- është shprehur Greenberg. “Si një hebre që jam, e vetmja gjë që dija ishte se ai eci në ujë”, dhe kështu lindi ideja e përfshirjes së ujit të shenjtë tek thembra të atleteve.’’
Disa njerëz kanë shprehur habinë e tyre për këtë model të ri atletesh. Disa prej tyre, të cilët i kanë blerë atletet në kohë rekord, kanë qenë të mrekulluar nga ky krijim, por ka pasur dhe nga ata kritikë të cilët e kanë quajtur këtë ide ofenduese për figurën e Jezu Krishtit, dhe mjaft mosrespektuese.
Ndërsa atletet janë shitur menjëherë, kompania prodhuese MSCHF, deklaroi në faqen e saj të internetit që krijimet e reja do të publikohen çdo të martë të dytë dhe të katërt të muajit.
Elefteria Zguri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.