Jet Airways anulon fluturimet ndërkombëtare, ndërsa kriza sa vjen e thellohet
Kompania ajrore, Jet Airways duket se ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj ndërkombëtare, duke shtuar mjaft frikë rreth mbijetesës së linjës ajrore më të madhe private të Indisë. Linja ajrore, e cila është një nga linjat që ka më shumë se 1 miliard dollar borxhe, po kërkon një likuiditet financiar në mënyrë që të shmangë kolapsin.
Qeveria indiane tha se janë ndërmarrë hapa për të siguruar sigurinë e udhëtarëve pasi fluturimet janë anuluar. Transportuesit në Indi duhet të mbajnë një flotë prej më së paku 20 aeroplanë për të vazhduar të kryejnë shërbime ndërkombëtare.
Të enjten, linja ajrore ngriti 10 aeroplanë të tjerë mbi pagesat e papaguara për firmat e leasing-ut dhe disa media vendase njoftuan se linja ajrore tashmë po operon në 14 aeroplanë. Linja ajrore ka më shumë se 100 avionë në flotën e saj dhe fluturon në 600 rrugë të brendshme dhe 380 rrugë ndërkombëtare.
Ajo nuk iu përgjigj kërkesave të BBC për të komentuar mbi madhësinë e flotës së saj aktuale apo operacioneve. Ministri i Aviacionit të Indisë, Suresh Prabhu, ka bërë një prononcim në rrjetin social, Twitter se ministria e tij do të “shqyrtojë çështjet që lidhen me Jet Airways” dhe “të ndërmarrë hapat më të nevojshme për të minimizuar shqetësimet e udhëtarëve dhe për të siguruar sigurinë e tyre”.
Sipas disa burimeve të brendshme nga India ditën e sotme bënë të ditur se Jet Airways kishte anuluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare, të cilat përfshijnë shërbimet për në Evropë dhe në Azi. Të gjitha fluturimet ndërkombëtare të Jet Airways që planifikuan të largohen të premten nga Delhi – në Singapor, Londër, Amsterdam dhe dy në Katmandu – janë anuluar, thuhet në faqen zyrtare të aeroportit në internet.
Sipas faqes zyrtare të aeroportit Heathrow në Londër, fluturimet e së premtes së Jet Airways për në Mumbai dhe Delhi nuk do të funksionojnë. Një zëdhënës i Heathrow tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë dhe prioriteti ynë kryesor është të punojmë me ekipet tona të shërbimit të pasagjerëve për të mbështetur ata që preken. Ne këshillojmë udhëtarët të kontaktojnë linjën ajrore për një informacion më të detajuar”.
Burimi: BBC
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.