Jim Yong Kim jep dorëheqjen si kreu i Bankës Botërore
Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim e ka bërë njoftimin befasues se ai po largohet pas gjashtë vjetësh nga ky post. Dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.
Kim, 59 vjeç, ishte në këtë post deri në vitin 2022, pasi ai u rizgjodh për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2017.
Ai do të “bashkohet me një firmë private dhe do të fokusohet në rritjen e investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim”, tha Banka Botërore.
Kristalina Georgieva, shefja ekzekutive e Bankës Botërore, do të marrë rolin e presidentit të përkohshëm.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.