‘Jo më dollarë’ – Banka e Kinës mundëson pagesën në juanë për platformat e tregtisë në SHBA
Dega e Bankës së Kinës në Nju Jork do t’i mundësojë firmave kineze të marrin pagesa në juanë dhe jo në dollarë.
Së shpejti firmat kineze nga shitjet e tyre në platformat e e-tregtisë amerikane këtë vit do t’i marrin pagesat në monedhën e tyre kombëtare, sipas njoftimit të agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua. Në kërkim për të prezantuar më shumë shërbime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në ndërmarrjet e angazhuara në tregtinë ndërkufitare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, drejtuesit e degës thanë se pagesa në juan do të ishte e mundur duke përdorur funksionet e reja të e-MPay, një sistem pagesash ndërkufitare të lëshuar nga dega në vitin 2016.
Dega po zhvillon një sistem duke përdorur një platformë ekzistuese për të “lehtësuar financimin e tregtisë për lojtarët e tregtisë elektronike”,- tha Xu Chen, president dhe shefi ekzekutiv i Bankës së Kinës. Sistemi do t’i përmbahet rregullave amerikane kundër pastrimit të parave përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe teknologjive kibernetike – shtoi Xu. Banka e Kinës ka probleme me rregullimet e pastrimit të parave jashtë në të kaluarën.
Në shkurt të vitit 2017, ajo pranoi të paguante një gjobë prej 600,000 euro (688,000 dollarë) për të zgjidhur një rast që përfshinte degën e saj në Milano. Prokurorët pretenduan se më shumë se 4.5 miliardë euro u kontrabanduan në Kinë nga Italia midis 2006 dhe 2010.
Një njësi e bankës shtetërore, Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC), vitin e kaluar hodhi akuza për pastrimin e parave në Shtetet e Bashkuara.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.