Jo tatim-fitim për dhurimin e banesës! Lejohet vetëm për një banesë. Pa taksa edhe trualli bujqësor
Qytetarët qe duan të dhurojnë banesën tek fëmijet e tyre apo bashkëshortët tek njëri-tjetri, vitin e ardhshëm nuk do të paguajnë tatimfitimin, i cili aktualisht aplikohet në masën 15 për qind, si në rastin e shit-blerjes në kushte normale të pronave. Amendamendi është bërë nga deputetja socialiste Evis Kushi, dhe është miratuar në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa përjashtohen objektet që përdoren për qëllime biznesi.
Komisioni ka miratuar edhe heqjen e TVSH-së për lëndët e para të importit që do të përdoren për projektin e rindërtimit, lehtësi e cila do të aplikohet vetëm për ata subjekte që do të jenë pjesë e këtij programi. Ndërsa, u miratua ulja e TVSH-së ne 6 per qind per autobuset elektrikë për vitin 2021, ndërkohë që ishte parashikuar në 10 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.